Lajme

Reagon Haki Abazi pas videos që u shpërnda: Nuk jam unë, s’kam marrë pjesë në asnjë ngjarje ahengu

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 09 September 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar pasi në media u shpërnda një video, ku pretendohej se ishte Abazi duke vallëzuar në një ngjarje Poloni.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se njeriu që shihet në video nuk është ai dhe se s’ka marrë pjesë në asnjë ngjarje ahengu.

“Kjo video që është postuar nga gjirafa sot dhe më referohet mua, është gënjeshtër dhe pa asnjë të vërtet në të. Njeriu që shihet në video nuk jam unë. Nuk kam marrë pjesë në asnjë ngjarje ahengu. Gjirafa po e vërteton sa e sa herë që manipulohet nga matrapazë dhe po e rrezikon kredibilitetin e saj”, ka shkruar Abazi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera