Reagon Grenell pas arritjes së marrëveshjes për targat, akuzon Bidenin
Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 30 September 2021
Ish i dërguari i posaçëm i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka akuzuar Administratën Biden për dështim në diplomaci në raport me dialogun Kosovë-Serbi.
Në një koment të bërë në ‘Twitter’ pas marrëveshjes së arritur për targat mes Kosovës dhe Serbisë, Grenell ka shprehur kritika mbi mbulimin e ngjarjeve diplomatike nga gazetarët amerikanë, sidomos duke iu referuar mosprezencës amerikane brenda takimeve dialoguese Kosovë-Serbi.
“Gazetarët në Uashington vazhdojnë të injorojnë këtë kolaps në diplomaci dhe në lidershipin amerikan. Populli i Ballkanit nuk duhet të injorohet nga Joe Biden dhe ekipi i tij”, ka shkruar Grenell.
ShBA-të i kanë dhënë përkrahje kryenegociatorit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, në kryesimin e negociatave mes palëve.
Sot, zëvendësndihmës sekretari i Shtetit amerikan, Gabriel Escobar, u takua me Lajçak menjëherë pas njoftimit për arritjen e marrëveshjes. Lidhur me takimin, Lajçak tha se “është i rëndësishëm” unifikimi me ShBA-të në raport me veprimet ndaj dialogut Kosovë-Serbi.
Lajçak, ka konfirmuar sot gjatë ditës se është arritur një marrëveshje për targat mes Kosovës dhe Serbisë.Sipas marrëveshjes, forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, më 2 tetor në orën 8:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.
KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirëNë pikën 2 të marrëveshjes, nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë.Tash e 11 ditë rrugët që çojnë në Jarinjë e Bërnjak janë bllokuar nga serbët, të pakënaqur me masën e reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës për targat.Nga 20 shtatori, veturat me targa të Serbisë, kur janë futur në Kosovë është dashur t’i marrin të përkohshme RKS, ndërkohë që këtë praktikë Serbia e ka tash e mbi 10 vjet.
Të tjera
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...