Lajme

Reagon Gjinovci pas vrasjes së gruas në oborrin e QKUK-së: Çdo 4-5 ditë vrahet një gru tjetër, ti kurrë nuk e din a je e radhës

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 30 November 2022

Aktivisti, Rron Gjinovci ka reaguar pas rastit tragjik që ndodhi mbrëmjen e së ënjtën në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku një grua shtatzënë dyshohet se është vrarë më armë zjarri, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Gjinovci ka thënë “imagjinoni sa tmerr osht me konë gru sot në Kosovë”.

“Çdo 4-5 ditë vrahet një gru tjetër, ti kurrë nuk e din a je e radhës. Horror!”, ka shkruar tutje ai.

-Advertisement-

Lajmin për vrasjes e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku u tha se viktima ishte rreth moshës 35-vjecare.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera