Lajme

Reagon Durmishi pas akuzave nga PDK

Autori: Ermirë Berisha 17:35 | 18 April 2022

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj Partisë Demokratikë të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus,

Ky reagim i Durmishit ka ardhur për shkak të deklaratave të deputetit Abelard Tahiri i cili akuzoi MI-në për 42 kontrata njëburimore me vlerë mbi 9 milionë euro.

Durimishi ndërmjet emailit zyrtar të MI-së ka shkruar se PDK-ja ka zhvatur shtetin me vite të tëra dhe nuk ka lanë asnjë të zezë pa e bërë.

-Advertisement-

“Kjo mënyrë e qeverisjes së drejtë, si duket po ju pengon shumë atyre që nuk lanë asnjë të zezë pa e bërë. Asnjë shkelje të ligjit nuk e kemi bërë, e nuk e kemi asnjë aferë korruptive, e për më shumë kujdesemi në maksimum për paranë publike, gjë që është e pa kuptueshme për qeverisjet e kaluara e sidomos për PDK-në, që e zhvatën shtetin për vite me rradh”, shtoi Durmishi./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera