Lajme

Reagon deputeti i PDK-së për mungesën e anesteziologëve në Kosovë: Asnjë veprim nga qeveria

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 15 September 2022

Deputeti nga Partia Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar për mungesën dhe largimin e anesteziologëve nga Kosova, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në seancën e Kuvendit gjatë deklarimeve të deputetëve ka folur për gjendjen e rëndë në sektorin e shëndetësisë duke marrur një shembull se një pacientë edhe pas pritjes plot 3 vite e tetë muaj për operim prapë nuk i është realizuar operimi për shkak të mungesës së anesteziologut.

“Pacienti me inicialet H.B ka pritur 3 vite e 8 muaj për operim në klinikën e kirurgjisë vaskulare, dhe kur u shtrua për operim ai nuk ka mundur të operohet për shkak të mungesës së anesteziologut dhe i njëjti vazhdon të presë, ky është një nga shumë rastet e dështimit të operacioneve për shkak të ikjes së mjekëve nga sektori publik”, ka deklaruar Haxhiu në Kuvend.

-Advertisement-

Po ashtu ai shtoi se vetëm këtë vit 560 profesionistë shëndetësor kanë ikur nga Kosova apo nga sektori publik në atë privat, duke e quajtur qeverisjen e kurtit me asnjë veprim për kujdesin shëndetësor për pacientë.

“545 ditë të qeverisë kurti ll, asnjë veprim për të përmirësuar kujdesin shëndetësor ndaj pacientëve për të përmirësuar kushtet e punës për profesionistët shëndetësor, për të ndalur ikjen e tyre jashtë vendit dhe ikjen nga sektori publik në sektorin privat. Vetëm këtë vit, mbi 560 profesionistë shëndetësor në nivel vendi kanë ikur nga sektori publik jashtë vendit dhe në sektorin privat, Kjo gjendje ka ardhur si pasojë e keq menaxhimit”, ka shtuar Haxhiu.

Ndryshe Gazeta Infokus sot ka raportuar se në Kosovë aktualisht janë vetëm 86 anesteziologë.

LEXO EDHE: Kosova mbetet në fatin e vetëm 86 anesteziologëve, nuk ka as specializantë të kësaj fushe

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Anesteziologëve dhe Mjekimit Intensiv në QKUK, Gazmend Spahija, i cili tregoi një fakt edhe më shqetësues. Sipas tij nuk ka as specializantë të kësaj fushe.

“Për mungesën e anesteziologëve janë të njoftuar me kohë të gjitha institucionet gjegjëse por fatkeqësisht nuk ka anesteziolog- specialist që presin për punë”, ka thënë Spahija për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera