Reagon Daut Haradinaj: Halil Berisha dha dëshmi me urdhër të gjykatës, nuk duhet paragjykuar
Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 27 October 2021
Pas reagimeve të shumta ndaj urdhrit të Gjykatës Speciale për të marr si dëshmitar të Dhomave të Specializuara pa vullnetin e tij, gazetarin Halil Berisha, ka reaguar edhe Daut Haradinaj.
Ai ka thënë se dëshmia është urdhër nga gjykata dhe si e tillë është obligative.
“Dëshmia është urdhër i gjykatës dhe është obligative, prandaj nuk duhet paragjykuar ashtu”, ka thënë ai për Infokus.
Lexo edhe: SQARIM: Halil Berisha nuk është dëshmitar kundër krerëve të OVL -UÇK, ai është atje nën detyrim
“Është e rëndësishme që opinioni me e kuptu që ish-gazetari i Infokus-it, Halili nuk është në Hagë në cilësinë e dëshmitarit kundër të krerëve të organizatës së OVL-UÇK, por është shumë e rëndësishme me e qartësu, ai nuk po dëshmon kundër tyre, ai nuk po dëshmon kundër kërkujt, por ai është i obliguar, ka qenë i obliguar duke u bazuar në procedurat përkatëse të gjykatës të dëshmojë atje për punën e tij si gazetar në raport me dokumentet që OVL-UÇK i ka bërë publik”, ka thënë Mushkolaj për Infokus.
“Unë e përcolla dëshminë e gazetarit Halil Berishës dhe nuk ka këtu asgjë në mënyrë absolute që zotëri Berisha ka dëshmuar kundër dikujt. Asnjë dëshmi nuk ke as kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Çdo gjë është filmuar, e shkruar. Gazetarët e Kosovës janë sjellë më përgjegjshmëri duke përfshirë këtu edhe zotëri Berishën të cilët për shkak të ndjeshmërisë nuk kanë publikuar ato dosjet. Dosja e zotëri Berisha nuk ka të bëjë asgjë më zotëri Haradinajn e Gucatin”, ka thënë Zeka.
“Gazetari Halil Berisha po të ishte gazetar dhe shtetas i ndonjë vendi tjetër, që nuk është i ish Jugosllavisë, sot nuk do të ishte në Hagë. Por është i Kosovës, ku Gjykata Speciale ka rregulla speciale edhe për lirinë e shprehjes për gazetarët. Fatkeqësia është që institucionet tona heshtin para arrestimit të një gazetari, ashtu siç heshtin kur Gjykata Speciale ju kërkon garancione për mbrojtje në liri për çlirimtarët që akuzohen atje në Hagë. Ai nuk është dëshmitar, por është i detyruar të jep përgjigje… për një punë që një gazetar nga Brukseli ose nga Haga nuk do të guxohej të merrej në pytje.”, ka thënë Syla.
“Miku im Halil F. Berisha ka dëshmuar në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale. Profesionalizmi i tij është për t’u vlerësuar si edhe i tërë ekipit të Gazeta Infokus dhe drejtuesit të saj Zekirja Shabani Liria e medias, është thelbësore në demokraci, ndaj Halili si edhe tërë ekipet e gazetarëve kanë bërë punë me profesionalizëm dhe dashuri të për të vërtetën”, ka thënë ai.
Halil Berisha është duke dëshmuar në Gjykatën Speciale për dy ditë me radhë.
Gazetari Halil Berisha, nuk është duke dëshmuar për luftën, UÇK-në, apo kundër krerëve të OVL-UÇK-së, por thjeshtë si gazetar që mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga OVL-UÇK-ja, ku u bënë publike dosjet e Gjykatës Speciale. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...