Sport

Reagon Daku pasi u shpallë golashënuesi më i mirë në Kosovë dhe hyri në formacionin e vitit

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 23 December 2020

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, është shpallur golashënuesi më i mirë në Kosovë për vitin 2020, shkruan Gazeta inFokus.

Në gala mbrëmjen e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, Daku ka marrë çmimin ‘Këpuca e Artë’.

Gjatë vitit 2020 sulmuesi gjilanas ka realizuar 23 gola në fanellën e Ballkanit, dy në sezonin e kaluar dhe 21 këtë stinor vjeshtor.

-Advertisement-

Përveç çmimit të golashënuesit më të mirë, Mirlind Daku, ka hyrë edhe në formacionin më të mirë të vitit 2020 të votuar nga trajnerët e Superligës.

Pas marrjes së këtyre çmimeve reprezentuesi i Kosovës përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka falënderuar të gjithë ata që e votuan.

“Faleminderit te gjitheve qe me votuat, Faleminderit Arsim Kabashi per besimin, Faleminderit po ashtu edhe trajnerit Ismet Munishi per motivin dhe besimin e dhene gjate ketij viti. Nje falemnderim i madh edhe per bashkelojtaret dhe tifozet e Ballkanit “Xhebrailat” per perkrahjen e vazhdushme. I juaji Mirlind Daku”, ka shkruar 21 vjeçari në facebook.

Më poshtë keni postimin e tij të plotë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera