Lajme

Reagon Basha: Veliaj, kërmë që shpif, por do t’i vijë radha

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 05 July 2017

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk i ka pritur mirë akuzat që kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bëri në studion e Eni Vasilit në News24. Kryebashkiaku e akuzoi se me kunatin ka kërkuar gjobën te ndërtuesit e ish-parkut të autobusëve dhe se kjo ishte një mënyrë e të punuarit të Bashës. Por ky i fundit ka reaguar ashpër me një koment në rrjetet sociale në mesnatë.

“Erion Veliaj, kërmë njeriu qe shpif me te njëjtën lehtësi që shkel mbi gjakun e femijëve në Sharrë, që korrupton prokurorë e gjyqtarë, do të të vijë dita shumë shpejt…” – paralajmëron me ton kërcënues Basha

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera