Sport

Reagon Amir Rrahmani pas gabimit trashanik që bëri ndaj Udineses

Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 10 January 2021

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, gjatë ditës së diele për herë të parë startoi për skuadrën e Napolit, shkruan Gazeta inFokus.

Pavarësisht se priti më muaj të tërë që ta niste një ndeshje nga minuta e parë, Rrahmani pati paraqitje që nuk do ta dëshironte asnjë futbollistë.

Kur Napoli ishte duke fituar me rezultat 0-1, mbrojtësi kosovar bëri një gabim trashanik, ku në tentim për ta dërguar topin të portieri i tij, ia pasoi Kevin Lasagna, i cili barazoi rezultatin 1-1.

-Advertisement-

Gabimin e bërë në fushën e lojës, 26 vjeçarit nuk ia fali trajneri, Gennaro Gattuso, i cili e zëvendësoi atë pas përfundimit të pjesës së parë.

Në fund Napoli triumfoi me rezultat 2-1, ndërsa Rrahmani pati kritika të shumta nga tifozët.

E ndaj këtyre kritikave ai përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka reaguar.

Mbrojtësi ‘Dardan’ ka publikuar një fotografi ku shkruan “Së shpejti, në krye”.

Më poshtë keni postimin e kapitenit të Kosovës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera