Lajme

Reagon Albulena Haxhiu: Në të kaluarën institucionet përkatëse nuk i kanë pasur duart e lira për veprim

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 14 March 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për mega aksionin që është duke u zhvilluar në dy pikat kufitare “Qafë Prush” dhe “Qafë Morinë”, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se në të kaluarën institucionet e sigurisë dhe drejtësisë nuk i kanë pasur duar e lira për veprim.

“Në shumë raste ekzekutivi ka qenë pengesa kryesore në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sot, kemi ende sfida mirëpo kemi vullnetin e hekurt për ta bërë vendin e jetueshëm për qytetarët. Përshëndes aksionin e përbashkët të institucioneve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit!”, ka shkruar Haxhiu.

-Advertisement-

Po ashtu ministrja Haxhiu tha se mbështetja e qeverisë për rastet e tilla është e parezervë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera