Lajme

Reagon AGK-ja: Dy raste të pengimit të punës së gazetarëve nga mbrojtja e afërt e Kurtit dhe Rizvanollit

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 12 May 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është i shqetësuar pas denoncimit të gazetarit Kosovë Gjoci të Euronews Albania për pengimin në punë nga mbrojtja e afërt e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. 

Sipas një reagimi për media nga AKG thuhet se Gjoci ka njoftuar se dy individë nga mbrojtja e kanë penguar në punë – njëri e ka shtyrë duke ia dëmtuar pajisjet, kurse tjetri e ka kërcënuar me fjalët “këqyrem mirë në sy e mbajmë në mend”.

“Sipas gazetarit Gjoci, kryeministri Kurti e ka parë skenën dhe nuk ka reaguar, që e bën rastin edhe më të rëndë. Ngjashëm, para disa ditësh gazetarja e Periskopit, Besarta Hoti, u pengua në përpjekjet për të bërë pyetje për Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli”, thuhet në reagimin e tyre.

-Advertisement-

AGK-ja, i konsideron këto veprime të papranueshme dhe i bën thirrje qeverisë dhe dikastereve të saj të mundësojnë kushte elementare të punës për gazetarët kur raportojnë dhe kërkojnë përgjigje nga anëtarë të ekzekutivit.

Gazetari Gjoci thotë se u sulmua dhe u kërcënua nga mbrojtja e kryeministrit: Kurti e pa këtë – s’reagoi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera