Lajme

Reagojnë organizatorët e protestës së paralajmëruar kundër deklaratës së KEDS-it

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 18 December 2017

Para pak orësh KEDS përmes një komunikate për medie ka sqaruar se nuk ka autoritet për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrik, dhe nga ajo që u tha tutje nga kjo komunikatë, ka ardhur edhe reagimi nga organizatorët e protestës së paralajmëruar, shkruan Infokusi.com

Sipas tyre reagimi i KEDS-it është i pamatur lidhur me përdorimin e hapësirës publike për protestë.

“Reagim ndaj deklaratës së pamatur të KEDS-it lidhur me përdorimin e hapësirës publike për protesta
Ia rikujtojmë zyrtarëve të KEDS-it se lejen për shfrytëzimin e hapësirave publike dhe për mbarëvajtjen e protestës e lëshojnë Komuna e Prishtinës dhe Policia e Kosovës.
Kërkojmë nga kjo kompani private që të mos i fus hundët në çështje publike të cilat i takojnë qytetarëve dhe institucioneve të tyre.
Shikim të këndshëm të masës së protestuesve nga katet e sipërme!” /INFOKUSI

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera