Sport

Reagimi i kryetarit të FFK-së pasi Kosova U17 triumfoi në udhëtim te Austria

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 06 October 2021

Kombëtarja e Kosovë U17 i ka nisur mbarë kualifikimet për Kampionatin Evropian ‘Izraeli 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ e rijnë kanë triumfuar në udhëtim te Austria U17 me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm për kosovarët e realizoi sulmuesi i ri Elton Krasniqi në minutën e 53’.

-Advertisement-

Pas kësaj ndeshje kryetari i FFK-së, Agim Ademi, përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook i ka përgëzuar futbollistët dhe stafin e kombëtares U17 për fitoren e arritur ndaj austriakëve.

Ademi ka thënë se kjo fitore dëshmon vlerat e talentëve kosovar, teksa i ka uruar fat në dy takimet e ardhshme.

Më poshtë keni postimin e kryetarit të FFK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera