Sport

Reagimi i klubit të Lazios pasi Vedat Muriqi shënoi golin e parë në një ndeshje zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 21 January 2021

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, mbrëmjen e së enjtes e ka realizuar golin e parë në fanellën e skuadrës së Lazios, shkruan Gazeta inFokus.

Muriqi shënoi në minutën e 90’ golin që e dërgoi Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Lacianët mposhtën Parman me rezultat 2-1, në takimin e zhvilluar në ‘Stadio Olimpico’ në Romë.

-Advertisement-

Pas ndeshjes klubi i Lazios ka bërë një postim faqen zyrtare në twitter për golin e Vedat Muriqit.

“Goli i parë në fanellën e Lazios për Vedat Muriqin! Bravo Pirat”, shkruan Lazio në twittr.

Më poshtë keni postimin e klubit nga kryeqyteti i Italisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera