Lajme

Reagimi i çuditshëm i Kurtit sonte për gruan e vrarë, nxiti shumë reagime dhe kritika

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 30 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me shpejtësi më të madhe se zakonisht për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së. Teksti i tij ka nxitur shumë reagime dhe kritika.

Statusi i kryeministrit në Facebook nisi me një titull, të cilit është vështirë t’i japësh kuptim logjik në kontekstin e tragjedisë që e tronditi Kosovën këtë pasdite.

“Dy engjëj në qiellin e pistë”, ka shkruar Kurti në titullin e reagimit të tij, duke e lënë shumëkënd konfuz për mesazhin që është përpjekur ta përçojë.

-Advertisement-

Nga feministët Kurti është kritikuar edhe për një shkarje të tij, ku shkruan se gruaja shtatzënë u vra nga burri që duhej ta mbronte atë. Nga shpejtësia për të reaguar, duket se Kurti ka harruar që pikëpamja që gruaja duhet të mbrohet nga bashkëshorti i saj, është patriarkale për këtë kohë.

“Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte”, ka shkruar kryeministri.

Ndërsa, siç bën shpesh, edhe në këtë rast ai nuk i ka harruar armiqtë. Kryeministri Kurti ka aluduar se “armiqtë tanë” do të mund të jenë gëzuar tani që Kosova ka dy shqiptarë më pak, duke e pasur fjalën për nënën dhe foshnjën që e mbante brenda saj.

“Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë”, ka shkruar ai.

Shumë komentues në mënyrë të pareshtur e kanë kritikuar dhe ofenduar kryeministrin Kurti për këtë reagim, veçanërisht të pjesa ku përmend armiqtë.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, në anën tjetër, i ka kërkuar Kurtit ta fshijë statusin e publikuar dhe të kërkojë falje për shprehjet e përdorura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera