Reagimi i ashpër i klubeve sportive në Suharekë: Ballkanit iu ndan 80 mijë euro nga komuna për përgatitjet në Durrës dhe Antalya

Autori: Gazeta inFokus
21:23 | 30 January 2021
Disa klube sportive kanë reaguar ashpër ndaj Komunës së Suharekës në lidhje me ndarjen e mjeteve për Ballkanin.
Sipas drejtuesve të këtyre klubeve, komuna alokoi 80 mijë euro për Ballkanin, në mënyrë që klubi të përgatitej për 11 ditë në Durrës dhe 14 ditë në Antalya të Turqisë.
Tutje, në këtë reagim thuhet se klubet tjera sportive janë ndihmuar me vetëm 1500 apo 2000 euro për tërë vitin.
Kërkojmë të ndalohet degradimi dhe diskriminimi i sportit në Komunën e Suharekes.
Kërkojm nga Kryetari i Komunës së…
Posted by Valmir Fetiu on Saturday, January 30, 2021
Njoftimi i plotë i Valmir Fetiut, kryetrajner në një klub të Taekwondos:
“Kërkojmë të ndalohet degradimi dhe diskriminimi i sportit në Komunën e Suharekes.
Kërkojm nga Kryetari i Komunës së Suharekes dhe Drejtori i sportit të rishikojnë vendimin e fundit të mbajtur në seancën e parë të vitit 2021 të asamblesë komunale, në njërën prej pikave të rendit të ditës ishte edhe alokimi i mjeteve në vlerë prej 80000 (tetë dhjetë mijë) Eurove për mundësinë e eskursionit të klubit Futbollistik “Ballkani” 11 ditë në Durrës dhe 14 ditë në Antalya të Turqisë për 45 persona.
Më të vërtetë është shqetësuese kjo, kur klubet tjera më renome ndërkombëtare si:
Klubi i Taekwondo-së & Hapkido-së “Puma”,
Klubi i karates “Qeliku”
Klubi i shigjetarise” Luzhnica” dhe shumë klube tjera te cilat nuk dëshirojn të bëhen publike për arsye qe do ju hakmerren ne vazhdimësi.
Funksionojnë më mjete vetanake dhe korrin rezultate të mëdha Kombëtare dhe Ndërkombëtare, ndërsa komuna ju ndan nga 1500 deri 2000 euro për tërë vitin.
Sporti është i të gjithëve dhe për qytetarët e Suharekes te rinjtë dhe të rejat tona ti shohim në arena duke shkëlqyer e jo bankat e rezervave.
Edhe në subvencionimin e klubeve nga komuna, nuk është bërë ndarje e barabartë, duke anashkaluar shumë sportistë dhe shumë klube në mënyrë jo të drejtë.
Lusim Kryetarin e komunës të menaxhoje mjetet për sport në mënyrë të mirëfilltë dhe stop politizimit të sportit tonë”.

Të tjera
-
Dimal Basha: Iu ofruam zgjidhje, por nuk po duan
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se deputetët e opozit...
-
Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës
Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi gjysmë milioni euro për ...
-
Pamje: Këta janë policët e dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu
Albian Ratkoceri, zyrtar i stacionit policor në Lipjan, u dërgua të enjten në...
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...