Reagimet e fundit të ShBA-së e BE-së nuk e ndalën dot vendimin për “qortim”
Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 01 November 2022
Pavarësisht reagimeve të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, vendimi për masën e qortimit ndaj drejtuesve të automjeteve me targa ilegale hyri në fuqi mesnatën e 1 nëntorit.
Javën e kaluar emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, bëri të ditur se kërkesa për shtyrjen e afatit për 10 muaj për konvertimin e targave ilegale serbe në RKS kishte ardhur personalisht nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Mirëpo po atë javë, Qeveria e Kosovës nuk e shtyu vendimin, veçse i shkallëzoi masat.
Ndërkaq, të hënën, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, deklaroi se mesazhi i administratës së Bidenit për vendimin e kryeministrit Kurti për targat është i qartë.
“Përpjekjet tona janë në vazhdimësi. Ju e dini që ne lëshuam një deklaratë javën e kaluar për të bërë shumë të qartë besimin tonë dhe besimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë se Qeveria e Kosovës duhet të zgjasë periudhën e zbatimit”, thuhet të ketë deklaruar Price.
”Ne kemi qenë të qartë publikisht dhe privatisht se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kërkon një shtyrje të plotë të zbatimit të këtyre çështjeve. Ne nuk shohim një shtyrje të pjesshme. Ne nuk shohim zbatimin me faza. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës një shtyrje të plotë të zbatimit”, ka thënë ai.
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Kosova, përkatësisht Albin Kurti, po i injoron lutjet e Amerikës për marrëveshjen e targave.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po i injoron lutjet e administratës Biden”, ka shkruar Grennell në Tëitter.
Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, mbrëmë tha se tejkalimi i punës së targave nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve kyçe ndërmjet Prishtinës edhe Beogradit.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Masrali, tha sot se BE-ja do të vazhdojë të punojë me Beogradin dhe Prishtinën për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave dhe u bëri thirrje të dyja t’i shmangur tensionet e reja.
Në konferencën për media në Bruksel, ajo ritheksoi se Prishtina ka të drejtë të zbatojë vendimin për ndërrimin gradual të targave ilegale, por se procesi duhet të zhvillohet në mënyrë të dakorduar, gjithëpërfshirëse dhe përmes dialogut.
Nga data 31 marsi deri me datë 21 prill 2023, do të mundësohet regjistrimi i mjeteve me “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” në targa RKS, por të njëjtat nuk do të mund të shfrytëzojnë lehtësirat e ofruara deri me këtë datë.
Pas datës 21 prill 2023, nuk do të lejohet hyrja apo qarkullimi i mjeteve motorike që posedojnë targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Të tjera
-
Kinë: Megaprojekti Shenzhen-Zhongshan, gati të hapet për trafik
Lidhja Shenzhen-Zhongshan në provincën Guangdong të Kinës Jugore mori certifi...
-
Sauditët, India dhe Brazili nuk firmosin, deklarata finale e Samitit të Paqes: Kufijtë dhe armët bërthamore
Liderë dhe përfaqësues të mbi 90 vendeve të botës u bën bashkë në Zvicër për ...
-
Kryeministri Kurti vitoi Muzeziun e Masakrës në Krushë të Madhe
Në përvjetorin e lindjes së profesor Ukshin Hotit, kryeministri i Kosovës, Al...
-
Haliti: S’kishte plan për vra*sjen e Rugovës në Tiranë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, në një postim në Fa...
-
Policia e gatshme për ta zbatuar ndonjë urdhër të mundshëm për hapjen e urës e Ibrit, Kosova pret rekomandimin për heqjen e masave
Policia e Kosovës po pret urdhër që t’i heq pengesat mbi urën e Ibrit në Mitr...
-
Temperatura ekstreme deri në 46 gradë, vd*esin 14 pelegrinë gjatë Haxhit në Mekë
14 pelegrinë, shtetas jordanezë kanë ndërruar jetë gjatë pelegrinazhit të Hax...
-
KPK publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim
Këshilli Prokurorial i Kosovës publikoi listën e kandidatëve që kanë kaluar t...
-
Berisha humb Apelin, mbetet “non grata” në Britani
Kreu i demokratëve, Sali Berisha, humbi të hënën gjyqin për t`u çliruar nga s...
-
Masat ndaj Kosovës mbeten ende, BE-ja e pret raportin e Borrellit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se masat e Bashkimit Ev...
-
Vetëm gjatë prillit 114 çifte i dhanë fund martesës së tyre
Numri i shkurorëzimeve është rritur viteve të fundit në Kosovë. Vetëm gjatë m...
-
Vetëvendosje paralajmëron sonte “tubim të madh” në 1 Tetori, thirrjen simpatizantëve ua bëri vetë Kurti
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka publikuar një video të...
-
Petkoviq: Shkrimi i draft-statutit të Asociacionit nga Rashiqi është truku më i zakonshëm i Albin Kurtit
Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se minis...