Lajme

Reagime të ashpra kundër Kurtit pas marrëveshjes për targat

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 23 November 2022

Sonte Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për çështjen e targave, ku Serbia s’do të lëshojë më targa KM e të tjera, ndërsa Kosova do të ndaloj masat që i kishte paraparë.

E të menjëhershme por edhe të ashpra janë reagimet ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të cilin po e akuzojnë se prishi marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe në fund përsëri pranoj ofertën për marrëveshje të cilën e refuzonte kategorikisht.

Për çudi reagimet kësaj here nuk munguan edhe nga ata që rrallë herë e kritikojnë Kurtin por shpeshherë pajtohen me vendimet e tij.

-Advertisement-

Është Rron Gjinovci nga ORCA ai që ka reaguar ashpër duke thënë “Na shtine n’fesatë me krejt dyjenë, e u tërhoqe”.

Ndërsa për Dardan Molliqajn, kryetarin e PSD-së, targat RKS që aq shumë i mbrojti Kurti tashmë kanë marrë tjetër kuptim.

“RKS – ra shpejt Kurti”, shkruan në reagimin e tij Molliqaj.

E Drejtori i Përgjithshëm i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë ka ngritur pyetjen nëse kjo marrëveshje është e njëjta me atë që u propozua nga BE-ja në takimin e së hënës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai madje për këtë ka kërkuar edhe sqarim.

“Ajo çka na duhet është shpjegimi se a është kjo marrëveshja e njëjtë që ishte propozuar të hënën? Nëse po, pse u shty për dy ditë? Nëse jo, çka kemi përfituar cilësisht krahasuar me atë që ishte të hënën në tavolinë?“, ka pyetur Kelmendi.

Reagime e akuza të tjera të shume po vijnë në drejtim të Kurtit, nga opozitarët, analistët, gazetarët e qytetarët se pse ishte e nevojshme një “dramë” e tillë, nëse do të pranohej marrëveshja për targat!

E kjo mbetet enigmë deri në një sqarim nga i pari i Ekzekutivit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera