Reagime për bisedimet e pritshme Trump – Kim Jong Un
Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 09 March 2018
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump nuk do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, në se Pheniani nuk ndërmerr fillimisht veprime “konkrete dhe të verifikueshme”.
Këto komente i bëri zëdhënësja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, gjatë një konference për gazetarët. Ajo nuk dha detaje se për çfarë veprimesh bëhet fjalë.
Fqinjët e Koresë së Veriut e mirëpritën vendimin e çuditshëm të Presidentit amerikan Donald Trump, për t’u takuar me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un, për diskutime që t’i jepet fund programit bërthamor të Phenianit, që përbën kërcënim.
Pas njoftimit të së enjtes në mbrëmje në Uashington, ligjvënës amerikanë, zyrtarë kinezë, japonezë dhe jugkoreanë, kanë reaguar pozitivisht për këtë zhvillim. Por ata gjithashtu kanë paralajmëruar për mundësinë që të mos ketë rezultatet konkrete nga bisedimet e nivelit të lartë.
Shtëpia e Bardhë i konfirmoi njoftimet e medias shtetërore kineze se Trump ka biseduar të premten në telefon me presidentin kinez Xi Jinping, por nuk janë dhënë hollësitë e bisedës.
Sipas agjencisë së lajmeve HSINHUA, “Presidenti Xi i ka thënë Trumpit se ai vlerëson dëshirën e Presidentit amerikan për ta zgjidhur çështjen e gadishullit korean me mjete politike.”
Kryeministri japonez Shinzo Abe, i cili ka padur dyshime për motivet e Koresë së Veriut, bisedoi në telefon të enjten me Trump dhe vlerësoi qëndrimin e vijës së ashpër të presidentit amerikan, për ta detyruar Phenianin të ndryshojë.
Abe tha se ai ka në plan të shkojë në Uashington muajin e ardhshëm, për të diskutuar me Trump për takimin e tij me Korenë e Veriut.
Senatori amerikan Lindsey Graham la të kuptohet se bisedimet tregojnë se forcimi i sanksioneve amerikane është duke pasur ndikim.
“Pas shumë diskutimesh me Presidentin Trump, unë besoj se qëndrimi i tij i vendosur për Korenë e Veriut dhe agresionin bërthamor të atij vendi na jep shpresën më të madhe që ka pasur ndonjëherë në dekada, për ta zgjidhur me mjete paqësore këtë kërcënim,”- tha Graham.
Senatori Graham tha po ashtu se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke hyrë në bisedime me shpresa të mëdha.
“Nuk jam naiv. Në se e shkuara është një tregues për të ardhmen, Koreja e Veriut ka për të patur vetëm llafe dhe jo veprime,”- tha Graham.
Nuk është e qartë se çfarë do të kërkojë Kim në këmbim të heqjes dorë nga programi i armëve bërthamore, që ka qenë çështje fokale, që nga koha kur ai u bë udhëheqësi suprem në fund të vitit 2011.
Bisedimet janë një lojë që bartin rreziqe. Suksesi i tyre mund sjellë uljen e tensioneve lidhur me provat bërthamore dhe me raketa balistike të Koresë së Veriut në dy vitet e fundit, që janë bërë mjaft të sofistikuara, duke kërcënuar edhe Shtetet e Bashkuara. Në se bisedimet dështojnë, situata mund të keqësohet.
Robert Gallucci, kryenegociatori amerikan gjatë krizës bërthamore të Koresë së Veriut në vitin 1994, tha se ftesa e Koresë së Veriut “është një zhvillim i çuditshëm dhe i mirëpritur.” “Në se përfaqësues të të dy qeverive takohen, ky do të ishte një përparim i rëndësishëm për pakësimin e tensioneve dhe rrezikun e luftës,”- tha ai.
“I ri nuk është propozimi, por përgjigja”, tha Daniel Russell, ish ndihmës sekretar i shtetit për Azinë Lindore dhe Paqësorin. Ai tha se Koreja e Veriut “për shumë vite ka propozuar që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të angazhohet me udhëheqësit e Koresë së Veriut, si të barabartë – si një fuqi bërthamore me një tjetër.”
Presidenti Trump ka qenë kritik ndaj përpjekjeve të administratave të Bill Clintonit, George W. Bushit dhe Barack Obamës për zgjidhjen e kërcënimit bërthamor të Koresë së Veriut përmes negociatave. Këto përpjekje e ngadalësuan përparimin e Pheninianit në çështjen bërthamore, por ky i fundit i vazhdoi fshehurazi përpjekjet dhe eventualisht nuk i mbajti premtimet për çmontimin e objekteve bërthamore.
Të tjera
-
ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe ...
-
Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi
Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndë...
-
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës
Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendi të Kosovës, Komisioni parlament...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Linda Bekteshi e zyrtarizon kandidaturën për deputete, mbështetësit e LDK-së e presin me ovacione
Nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi e ka zyrtarizuar kan...
-
Ky është personi që u arrestua për plạgosjen në Vranjevc
Të shtënat me armë zjarri sot pasdite trazuan lagjen Kodra e Trimave në Prish...
-
Hamza: Brenda vitit 2025, me mua kryeministër pagat rriten për 50
Kandidati i PDK-së për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagav...
-
Lajçak thotë se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës ...
-
Musliu: Kosova meriton një buxhet që e çon përpara, nuk do të ndalemi derisa të bëhet më mirë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (...
-
Ish ministrja: Jam dëshmitare që Hamza nuk i është nënshtruar as partisë e as presioneve elektorale
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, e që ishte pj...
-
“Fjalimi i sotëm është shqetësues, motivi është i ulët, qëllimi është mashtrues – Këta ish dashur të dalin para Gjykatës” – Gorani për Osmanin e Kurtin
Gazetari i Dukagjin Gorani ka komentuar fjalimin e sotëm të presidentes Vjosa...
-
Hetohet nëna, i dërgoi djalit drọgë në ndalim policor
Një e moshuar me shtetësi turke u arrestua nga policia në Pejë, e më pas u li...