Lajme

Reagim i Korporatë Energjetike të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 05 May 2022

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka marre me shqetësim shkrimin e publikuar në Gazetën Nacionale me dt: 26.04.2022, me titull: “EKSKLUZIVE: Takime sekrete në Zagreb, Drejtori i KEK-ut dhe një tregtar tjetër i rrymës kaluan katër ditë me Martin Berishajn” kjo për arsyen se ky shkrim nuk përmban asnjë të vërtet, përkundrazi Gazeta Nacionale pa poseduar as edhe një fakt të vetëm, ka vënë në lajthitje qëllimshëm opinionin dhe me dashje ka dëmtuar imazhin e korporatës dhe reputacionin e Kryeshefit Ekzekutiv.

KEK- njofton opinionin se Kryeshefit Ekzekutiv ka qëndruar në qytetin e Zagrebit me detyrë zyrtare duke u bazuar në rolin dhe përgjegjësit që ka, me ç’rast ka vizituar HEP-in (Hrvatska elektroprivreda) dhe Konçar (Elektroindustrija). Qëllimi i kësaj vizite ka qenë inicimi dhe thellimi i bashkëpunimit me HEP, Kompaninë Kroate të Energjisë Elektrike e cila është kompani publike energjetike në Kroaci dhe është e angazhuar në prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike.

Lidhur me këtë çështje, në emisionin RTK Prime, vetë Kryeshefi ekzekutiv ka konfirmuar vizitën e tij dhe njëkohësisht ka bërë të ditur qëllimin e vizitës dhe institucionet me të cilat është takuar. Për më tepër, z. Krasniqi ka deklaruar publikisht se asnjëherë dhe në asnjë moment deri më ditën e sotme nuk e ka takuar z. Berishaj. Prandaj, sajimet e Gazetës Nacionale kinse “sipas burimeve” ka pas takime “për katër ditë me Martin Berishajn”, janë shpifje të nivelit të ulët dhe si të tilla të pa pranueshme për KEK-un.

-Advertisement-

Duke qenë se shkrimi është ndërtuar sipas dëshirave dhe burimeve anonime dhe autori/ja nuk është lodhur fare të marrë qëndrimin e KEK-ut apo edhe deklarimin publik të Kryeshefit, kërkojmë nga Gazeta Nacionale që urgjentisht të publikojnë reagimin duke kërkuar falje ndaj korporatës dhe Kryeshefit ekzekutiv lidhur me shpifjet e qëllimshme pa prezantuar as edhe një fakt të vetëm.

KEK-u gjithashtu njofton opinionin e gjerë se do ti ndjekë të gjitha rrugët ligjore rreth shpifjeve dhe denigrimeve që janë bërë nga Gazeta Nacionale, e të cilat kanë shkaktuar një dëm vështirë të riparueshëm për korporatën dhe reputacionin e Kryeshefit ekzekutiv.

Gjithë t ‘mirat,

Departamenti për Marrëdhënie
me Publikun dhe Komunitete
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera