Lajme

Ratifikohet marrëveshja me Bankën Evropiane për mbështetjen e NVM-ve gjatë pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 19 November 2021

Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar punimet e seancës së djeshme, ku në rend të ditës janë 32 pika të mbetura, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë kësaj seance është miratuar Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme”.

Të pranishëm në sallë ishin 83 deputetë, ku 83 prej tyre votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera