Lajme

Rasti në Veternik, intervistohen 9 persona për plḁgosjen e trefishtë, i dyshuari në kërkim

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 13 August 2024

Tre persona kanë mbetur të plagosur dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përfshitë dy gra dhe një burrë.

Sipas policisë, fillimisht disa persona ishin përfshirë në një rrahje ku ishin përdorur edhe armët.

Si pasojë, dy gra dhe një burrë kanë marrë lëndime trupore.

-Advertisement-

Lidhur me rastin janë intervistuar 9 persona, ndërsa të lënduarit janë dërguar ne tretman mjekësor në QKUK.

Për rastin është identifikuar një person që është vënë në kërkim të policisë.

“Rr. Prishtinë-Ferizaj 12.08.2024 – 06:04. Gjatë një rrahje ku ishin të përfshirë disa persona, ishin përdorë edhe armë zjarri. Lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe një mashkull kosovar. Në vendngjarje në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Lidhur me rastin janë intervistuar 9 persona. Të lënduarit janë dërguar ne tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është identifikuar një i mashkull kosovar cili është në kërkim policor”, thuhet në njoftim.

Për rastin dje ka dhënë detaje edhe mjeku i Emergjencës, Avdush Bajgora. Ai ka thënë se tre të plagosurit në lagjen Veternik në Prishtinë, i kanë pranuar me lëndime të pjesë të ndryshme të trupit.

Bajgora në një prononcim për media, deklaroi se pacientët janë dy femra dhe një mashkull, teksa ka thënë se njëra nga pacientet ka pasur lëndime në pjesën e krahut dhe parakrahut, ku pjesët metalike të mjetit shpërthyes janë ende prezent.

“Kemi pranuar tre pacientë, prej të cilëve një mashkull dhe dy femra me lëndime në pjesë të ndryshme të trupit nga një mjet plasës apo shpërthyes“, tha Bajgora.

“Pas ekzaminimeve rengerologjike është konstatuar se njëra paciente ka pasur lëndime në pjesën e krahut dhe të parakrahut ku pjesët metalike të mjetit shpërthyes janë prezente ende në esterilitetin e saj“, shtoi ai.

Tutje, Bajgora theksoi se te pacienti tjetër ka gjithashtu lëndim të krahut dhe në sy, teksa i njëjti është transferuar në klinikën e Oftalmologjisë.

Ndërsa dy pacientët e tjera janë liruar për trajtim të mëtutjeshëm me terapi.

“Pacienti është pranuar në klinikën e Oftolmologjisë, ndërsa dy pacientet e tjera janë liruar për trajtim të mëtutjeshëm me terapi në shtëpi“, deklaroi Bajgora.

Po ashtu, Bajgora pohoi se të plagosurit janë në moshës së re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera