Lajme

Rasti i zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nuk është i ri: Edhe më herët është shkarkuar një zyrtar i IML-së

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 08 December 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se mbrëmë janë zhdukur nga laboratori mostrat e Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Mirëpo ajo ka thënë se kjo nuk është hera e parë që aty janë bërë aktivitete sipas saj të jashtëligjshme. Hxhiu ka thënë se edhe më herët është shkarkuar nga pozita e tij një zyrtar i këtij instituti pikërisht për shkak të këtyre veprimtarive”

“Në fakt kur ka pasur njoftime për raste të tilla janë njoftuar policia dhe prokuroria. Dhe po ka pasë edhe shkarkime. Një nga zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore është shkarkuar së fundi për shkak të këtyre veprimeve të kundërligjshme”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Haxhiu ka thënë se i di emrat të cilët kanë qasje ne këtë laborator por që s’mund t’i bëjë publikë për shkak se tashmë me rastin po merret policia dhe prokuroria.

“Janë shkarkuar të gjithë ata që nuk e kanë kryer punën sipas detyrave të tyre ligjore. Mirëpo kjo është diçka tjetër që nuk e ka pasë vëmendjen publike. Dhe ne në momentin që jemi njoftuare për këtë kemi njoftuar institucionet përgjegjëse. E po ashtu më duhet t theksoj se unë i di emrat të cilët kanë qasje në këtë institucion por unë nuk mund ti them ata për shkak se tash të njëjtit i di edhe policia edhe prokuroria. Sa i përket masave ne na takon që të ndërmarrim masa disiplinore ndaj zyrtarëve përgjegjës pra komisioni disiplinor i IML-së tashmë ka marrë kërkesë për adresim të veprimeve. Unë besoj që sot do të përfundojë puna me suspendimin sepse legjislacioni në fuqi nuk lejon menjëherë shkarkimin por suspendimin deri në një periudhe të caktuar.”, ka thënë ajo./Gazeta Infokus/

Haxhiu: Vetëm tre persona kanë qasje në vendin ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit

Haxhiu: Vetëm tre persona kanë qasje në vendin ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera