Lajme

Rasti i katër vjeçares, KMDLNj kërkon hetim të plotë

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 22 February 2024

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut ka kërkuar hetim të plotë për vdekjen e dyshimtë të katër vjeçares në Gjakovë, e cila thuhet se u sulmua rëndë nga persona tjerë.

KMDLNj-ja u ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të trajtojnë me prioritet absolut rastin dhe të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme veprimet dhe masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

“Duhet që në mënyrë të menjëhershme të hetohen sjelljet neglizhente të supozuar mjekësore dhe ndihma e ofruar. Të kryehet një hetim i plotë dhe transparent për praktikat mjekësore të ndjekura në këtë rast, duke siguruar llogaridhënie të plotë”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Më tutje KMDLNj ka kërkuar zbatimin e plotë të legjislacionit në fuqi dhe ndërmarrjen e të gjitha masave sipas rezultateve të hetimit, për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.

KMDLNj i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e rëndë dhe uron që të tilla raste të mos përsëriten.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera