Rasti i dhunimit të 11 vjeçares, 40 vite burg për 4 të akuzuarit
Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 24 February 2023
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka shpallur sot Aktgjykimin në rastin ndaj 11 vjecares, ashtu që ka bërë rikualifikimin e veprave penale dhe ndarjen e dispozitiveve për të përcaktuar përgjegjësinë penale për secilin nga personat e dyshuar. Gjykata nuk ka gjetur që e dëmtuara të ketë qenë e trafikuar apo viktimë e vepres penale të trafikimit me njerëz.
I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjetëve, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
I mituri XH.S është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe për veprën penale – Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve.
I mituri G.R është shpallur fajtor për veprat penale Dhunimi, Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej nëntë (9) viteve.
I mituri G.J është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe veprën penale – Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve.
I akuzuari SH.K është liruar për veprën penale Shërbime Seksuale të viktimës së trafikimit.
Vetura e përdorur dhe telefonat e përdorur janë konfiskuar, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko civil.
Të tjera
-
Osmani takon sot kryetarët e komunave
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të pres sot në takim këshillin e kryeta...
-
Ngjarjet e datës 5 qershor
Ngjarjet e datës 5 qershor 2024 Policia e Kosovës, mban një Ushtrim Fushor...
-
Sllovenia e njeh Palestinën si shtet
Parlamenti i Sllovenisë sonte ka marrë vendim që ta njeh shtetin palestinez. ...
-
Mblidhet Komisioni për Buxhet, në rend dite disa projektligje e raporte
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje. Në këtë...
-
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe ...
-
Policia e Kosovës mban ushtrim fushor afër Aeroportit të Prishtinës
Policia e Kosovës sot duke filluar nga ora 09.00, do të mbajë Ushtrim Fushor ...
-
Gazetari Nuhi Bytyçi vazhdon dëshminë në Speciale
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi ...
-
Gjykimi për dallavere me patentë shofer, të akuzuarit deklarojnë se MI-së nuk i shkaktuan dëm buxhetor
Në këtë rast, ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Minist...
-
Vd es një 42 vjeçar në Suharekë, ra në kontakt me rrymën elektrike
Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ngjarja e r...
-
Haiziri tregon kur mund të mbahen zgjedhjet
Mundësia për zgjedhje të parakohshme duket të mos jetë e mundur aktualisht. ...
-
Vuçiq i bindur te fitorja e tij në zgjedhje: Hapini kutitë, mund t’i numëroni 100 herë
Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti i Serbisë, A...
-
Kurti thotë se kompania turke “Baykar” është adresë e duhur për armatim: Kur do të blejmë e sa, merret vesh më vonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”,...