Lajme

Rasti i dh*nimit të 13 vjeçares, flasin nga prokuroria

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 12 March 2024

Prokuroria Themelore e Pejës, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve në rastin e dhunimit të 13-vjeçares.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj.

“Me sa kam informacion seanca veçse është duke u mbajtur në gjykatë. Prokurorja e rastit, për të mitur, e ka bërë kërkesën dhe jemi në pritje”, tha ai.

-Advertisement-

Kurmehaj theksoi se viktima ishte dërguar edhe për ekzaminim mjekësor.

“Është një nga veprimet e para që i ndërmarrim në këto raste” deklaroi i pari i organit të akuzës në Pejë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera