Lajme

Rasti “Brezovica”, arrestohet i dyshuari për ndërmjetësim të marrjes së ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 01 June 2022

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë një person tjetër, me inicialet R.M. lidhur me rastin “Brezovica”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari ngarkohet me veprat penale “Marrje e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

I njëjti bashkë me dy persona tjerë dyshohet se ka ndërmjetësuar në marrjen e ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për lëshimn e pëlqimeve mjedisore dhe ujore, duke marrë 70 mijë euro nha investitorët në vikend në zonën e Brezovicës.

-Advertisement-

Të enjten e kaluar, Prokuroria në Ferizaj bashkë me Policinë e Kosovës kanë realizuar një aksion, i cili ka përfunduar me katër persona të arrestuar, në mesin e tyre edhe ish-sekretari​ i Ministrisë së Infrastrukturës.

Njoftimi i plotë:

I njëjti dyshohet se ka ndërmjetësuar në marrjen e ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH-së), së bashku me Z.G., dhe A.X., për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe ujore, duke marr reth shtatëdhjetë (70.000) mijë euro nga investitorët në vikend zonën e Brezovicës”, njofton Prokuroria.

Tutje bëhet e ditur se R.M. gjatë aksionit “Brezovica” të datës 26 maj nuk është gjetur në shtëpinë e tij dhe ai është arrestuar sot në vendkalimin kufitar në Vërmicë.

“Po ashtu, vlen të theksohet se i njëjti R.M., gjatë zbatimit të urdhër kontrollit për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse, në aksionin “Brezovica” të datës 26 Maj 2022. ku, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur gjashtë (6) lokacione të ndryshme, i njëjti nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ndërsa, sot është arrestuar në vendkalimin kufitar në Vërmicë. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit do të paraqesë edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera