Lajme

Rastet e vrasjeve të grave në rritje, ish-drejtori Mujku: Institucionet kanë mungesë të stafit e përgatitjeve

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 05 December 2023

Ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale në komunën e Prishtinës, Vebi Mujku,  në një prononcim për Ekonomia Online, tha se rastet e vrasjeve të grave dhe dhunës në familje janë duke marr përmasa të mëdha.

Mujku tha se këto raste në përgjithësi janë duke u neglizhuar nga institucionet dhe se shumica e institucioneve kanë mungesë stafi dhe mungesë të parapërgatitjes profesionale për trajtimin e këtyre rasteve.

Ai tha se vrasja e Liridona Ademajt nga burri i saj është një rast që ka tronditur të gjithë e sidomos familjarët e fëmijët e se cilës tashmë janë mbetur pa përkujdesjen e prindërve, sipas tij, ky rast është menaxhuar shumë mirë nga Policia e Kosovës duke zbuluar në afta rekord ngjarjen e duke arrestuar aktorët e krimit.

-Advertisement-

“Kjo ishte vrasja e radhës e cila na tronditi të gjithëve. Më së shumti familjen edhe fëmijët të cilët kanë mbetur pa kujdesen e të dy prindërve. Këto situata në Kosovë nuk kanë të ndalur po e shumë të gjithë dhe po merr përmasa edhe më të mëdha e sidomos rastet e dhunës në familje të cilat pothuajse secilin vit janë në rritje. Ky rast lidhte shumë më pak me dhunë në familje sepse nuk ka qenë i evidentuar si rast i dhunës në familje ka qenë drejtpërdrejt një vrasje e cila ka ndodhur në vendin tonë dhe ka shqetësuar të gjithëve. Rasti në fjalë ka qenë i menaxhuar jashtëzakonisht mirë. Policia ka qenë shumë efikase, u zbulua rasti në afat rekord edhe pothuaj se ka qenë edhe të gjitha informacionet a po ngjarja që është zhvilluar ka qenë edhe për gjithë publikun e njohur”, tha ai.

Ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale tha se rastet e dhunës në familje janë duke u përballur me neglizhencë dhe se kanë mungesa të stafit dhe mungesë të parapërgatitjes profesionale të stafit për trajtimin e këtyre rasteve.

“Rastet në përgjithësi po duket që po kanë pak neglizhencë në të gjitha institucionet dhe analizat po tregojnë që të gjitha institucionet kanë mungesë të stafit. Duke filluar nga Qendra për punë sociale, tekë mbrojtësit e viktimave, tek Policia, pra të gjithë kanë mungesë të stafit, por kanë edhe mungesë të parapërgatitjes profesionale të stafit për trajtimin e këtyre rasteve. Rastet janë të shumta kurse numri i stafit është i vogël”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera