Lajme

Rastet e dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 17 October 2021

Shtatë raste të dhunës kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Rastet e dhunës janë në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, Vushtrri dhe në Zubin Potok.

Rasti i parë në Prishtinë është raportuar nga një mashkull i cili ka thënë se pas një mosmarrëveshje djali i bashkëshortes së tij ka tentuar ta sulmoj.

-Advertisement-

:Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar (djali i bashkëshortes së tij) ka tentuar ta sulmoj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti  vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti i dytë ka ndodhur në Prishtinë  ku rastin e ka raportuar një femër e cila thotë se bashkëshorti i saj në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike dhe fizike. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti i dhunës në familje në Gjilan është raportuar se është arrestuar një person për shkak se ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Sipas policisë nuk raportohet për të lënduar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rasti në Gjakovë është raportuar nga një femër e cila thotë se është keqtrajtuar psiqikisht nga bashkëshorti i saj .

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë te rregullt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është keqtrajtuar psiqikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti në Mitrovicë është raportuar nga një femër ku thotë se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

“Viktima femër kosovare a raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Në Vushtrri është raportuar nga babai i një vajze i cili thotë se vajza e tij është me probleme shëndetësore dhe ka tentuar ta sulmoj.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij me probleme shëndetësore, ka tentuar të sulmoj. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti në Zubin Potok është raportuar nga një femër e cila thotë se një person nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në trajtim mjekësorë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit, ka shkaktuar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësorë në spitalin rajonal Mitrovicë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera