Rashiqi ia bën me dije Serbisë se s’mund të dërgojë forca në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 09 December 2022
Ministri i ri i Komuniteteve, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia nuk mund të dërgojë në Kosovë forca të sigurisë pa u pajtuar për këtë edhe KFOR-i.
E në këtë rast, ai thotë se KFOR-i as që është duke e menduar këtë opsion.
“Me sa më kujtohet, sipas Rezolutës 1244, Serbia në Kosovë mund të dërgojë 1000 forca të sigurisë, vetëm me miratim dhe koordinim me KFOR-in. Dhe në këtë rast, nuk jam i sigurt se KFOR-i po e mendon atë opsion”, tha Rashiqi për “Danas”, transmeton Klankosova.tv.
Ai këto komente i bëri pas deklaratave të zyrtarëve serbë se Serbia po e konsideron dërgimin e 1000 trupave të sigurisë në Kosovë.
Rashiqi tha se është e rëndësishme që të ketë qetësi, në mënyrë që të mos shkohet deri te përleshjet.
Në pyetjen se cila është arsyeja e dërgimit të forcave policore në veri të Kosovës, ai thotë se me sa e di ai, trupat policore janë dërguar me kërkesë të shqiptarëve dhe boshnjakëve pasi, sipas fjalëve të tyre, po ndihen të pasigurt.
Ndër të tjera, Rashiqi njoftoi se në takimin e sotëm që do ta zhvillojë me kryeministrin Albin Kurti, do t’i kërkojë atij që zgjedhjet për kryetarë në komunat veriore të shtyhen.
Kujtojmë se mbrëmë, shefi i zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, tha se vendi i tij po e konsideron dërgimin e 1000 trupave të sigurisë në Kosovë. Të njëjtën sot e tha edhe kryeministrja serb, Ana Bërnabiq.
Të tjera
-
“Një qeveri e re do të jetë rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit” – Kryetari i PDK-së i bindur për fitore
Para pak minutash ka nisur tubimi i hapjes zyrtare të fushatës elektorale ng...
-
PDK-në nuk po e zë salla “1 Tetori”
Partia Demokratike e Kosovës, pas pak minutash, do të hapë zyrtarisht fushatë...
-
PDK mbush plot sallën 1 Tetori në Prishtinë, hapet zyrtarisht fushata
Përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur tashmë në sallën 1...
-
“Gati për të vazhduar raportin Francë Kosovë” – Ambasadori Guerot kthehet në Prishtinë pas takimit me Macron në Paris
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur...
-
Kurti nis fushatën me Ferdonije Qerkezin, Zogaj: Duhet pasur karakter të fortë të mashtruesit për të bërë diçka të tillë
Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka komentuar një fotografi që Kurit e ka publ...
-
“Po punohet cep më cep” – Durmishi bën fushatë edhe me pastrimin e rrugëve nga bora
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shfrytëzuar pastrimin ...
-
KQZ funksionalizon platformën online për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e ...
-
Jeta Rafuna – Gruaja më e votuar e LDK-së në Komunën e Prishtinës, i hyn garës për deputete me numrin 45
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në komunën e Prishtinës, Jeta Rafu...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës në Ferizaj, arrestohet një person, kapen rreth 20 mijë euro ‘cash’
Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.202...
-
Daut Haradinaj dhe Engjëll Koliqi kritikojnë Qeverinë Kurti për injorim të Vitisë
Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradin...
-
Vuçiq thotë se Azerbajxhani ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz
Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa pro...
-
Kryetari Rama: Reshjet pa ndërprerjne po e vështirësojnë situatën, mirëpo ekipet përgjegjëse janë angazhuar intenzivisht
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhua...