Lajme

Rashiqi i premton serbit të Llapllasellës ndërtim të shtëpisë

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 21 February 2023

Boban Sojanoviqit dhe gruas së tij nga Llapllasella e Graçanicës iu kanë mbetur rreth 90 ditë për t’u larguar nga shtëpia ku banojnë me qira.

Pronari i saj e shiti atë, ndaj familja që jeton aty me qira e me të hyra pak mbi 200 euro nga paga e burrit që punon si teknik në shkollën e fshatit, duhet ta lirojë, raporton Klan Kosova.

Për të parë gjendjen e çiftit që ka një fëmijë 2 vjeç të sëmurë, në konak të martën këtyre u erdhi ministri për Kthim, Nenad Rashiq që u ofroi aplikimin për ndihma për subvencionim.

-Advertisement-

Për Rashiqin, kjo tregon se Qeveria e Kosovës u rri pranë të gjitha komuniteteve.

Me zotimet e bashkëkombësit të tij, për ndërtimin e një shtëpie për të u nda i kënaqur Sojanoviqi, për të cilin ekziston edhe një problem tjetër – që nuk ka pronë.

Për ndarjen e një prone, topi tash është në anën e Komunës së Graçanicës, e cila do ta njoftojë ditëve në vijim nëse do t’ia sigurojë të njëjtën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera