Rashiq: S’pres që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive
Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 18 August 2018
Kryetari i Partisë Progresive Demokratike në Kosovë, Nenad Rashiq, nuk pret që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe (AKS) të ketë kompetenca ekzekutive, pasi thotë se nuk ka hapësirë për nivel të tretë të pushtetit.
Ai, në një intervistë për Ekonomia Online, vlerëson se për t’u bërë një gjë e tillë duhet të ndërrohen të gjitha ligjet e Kosovës që nga viti 2008.
“Në këtë moment, unë nuk e shoh që ka hapësirë për një nivel të tretë të pushtetit. Që ta ndërtoni një gjë të tillë, ju duhet t`i ktheni të gjitha ligjet të cilat janë aprovuar, për shembull prej 2008-tës dhe t’i korrigjoni krejt dhe për këtë duhet të bëhet shumë punë. Kjo me siguri nuk bëhet pa u punuar dy ose tre vjet vetëm në atë drejtim të korrigjimit të ligjeve, sepse prapë ligji është mbi të gjitha, çdo ligj duhet të ketë procedurë për t’u aprovuar ose ndryshuar”.
“Prandaj, unë nuk pres që asnjë gjë të ndryshojë prej gjendjes aktuale në terren, andaj e di që po bëhet famë për statutin e asociacionit, unë nuk e shoh që mund të ndodhë ndonjë ndryshim, i cili mund të ndikonte në cilindo prej ligjeve”, thotë Rashiq.
Diskutimet rreth kompetencave ekzekutive të AKS-së, politikani serb që jeton në Kosovë, i quan lojëra fjalësh të cilat, sipas tij, kanë për qëllim të krijojnë paqartësi te populli.
Rashiq vlerëson se nuk ka kundërthënie ndërmjet Marrëveshjes së Brukselit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sepse në të dyja dokumentet, sipas tij, thuhet se statuti i Asociacionit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
“…tash dy palët po e përdorin të shesin mjegull për popullin, duke folur se kjo është brenda. Një palë po insiston brenda Marrëveshjes së Brukselit, pala tjetër brenda ligjeve të Kosovës, por ata e tregojnë të njëjtën gjë, që do të thotë aty unë nuk shoh kurrëfarë konflikti”, thekson Rashiq.
Ai thotë se në Kosovë çështja e Asociacionit po keqpërdoret për interesa politike individuale qoftë nga presidenti apo nga ndonjë grupacion politik.
Sipas tij, dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Bruksel nga ekipi menaxhues, pa ditur Qeveria e Kosovës përmbajtjen e tij, është absurde, derisa vlerëson se kjo është si pasojë papërgjegjësisë së institucioneve.
“Ky është edhe një aspekt i neglizhencës dhe i papërgjegjësisë institucionale qoftë prej presidentit dhe të gjithë elementet tjera. Qeveria nuk ka informacion çfarë dokumenti është, i cili duhet të votohet pastaj në Parlament dhe kjo është absurde. Jo vetëm që nuk është serioze, por kjo mund të ketë pasoja në të ardhmen”, deklaroi Rashiq.
Ish-ministri serb i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës thekson se dokumentet strategjike, si drafti i statutit të Asociacionit, nuk mund të dërgohen dhe të aprovohen në ndonjë vend tjetër, pa pasur një diskutim dhe analizë gjithëpërfshirëse në Kosovë.
Ai dyshon në aftësitë e grupit menaxhues për krijimin e statutit në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
“Kjo është e qartë, por qysh ka qenë dizajnim të statutit, sepse deri më tash çka kam pasur rastin të shoh, nuk ka bash shumë profesionistë të mirë, të cilët mund të krijojnë një dokument strategjik, duke përfshirë krejt ligjet ose duke respektuar krejt ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
“Andaj, unë dyshoj në konceptin ose në kualitetin e dokumentit, bash për shkak të serbëve të cilët do të jenë si benefitues, të cilat prapë do të përdoren si një element prezantimi politik, i cili do të jetë kjo krejt çka kemi tash në këtë moment. Një ridizajnim në formën i cili krijon një konfuzion jo vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët”, pohon Rashiq.
Të tjera
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...