Lajme

Rashiq me mesazh për Kurtin për përdorimin e dinarit: Të mos bëhet çështje politike

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 07 February 2024

Ministri për Komunitet dhe Kthime, Nenad Rashiq, në një konferencë për media ka folur pas takimeve që pati në lidhje me rregulloren e re të Bankës Qendrore dhe vendimin për ndalimin e qarkullimit të dinarit në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai gjatë kësaj konferencë ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti por edhe presidentit Aleksandër Vuçiq që këtë vendim të mos e bëjnë çështje politike.

“Gatishmëria e Bankës Qendrore të Serbisë, që të vepron në një prej ato  dy mënyrave të cilat përmenda pak më herët dhe unë i kisha lut që të mos bëhet kjo politike por të jetë një vetëm një sfidë operacionale. Për sa i përket datës së tranzicionit kjo nuk mund të ceket sepse prap po tham nuk jemi ne ata të cilët vendosim, Zotëri Smajli ka përmend që është kjo e mundshme deri në fund të shkurtit por nuk ka afat që të ceket “, është shprehur Rashiq në konferenc pas takimit në BQK.

-Advertisement-

Ndryshe që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës ku kjo rregullore parasheh që euro të jetë valuta e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera