Sport

Rashica vendos në këpucë flamurin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 30 January 2019

Milot Rashica e ka postuar një fotografi në Instastory, ku i ka prezantuar këpucët e reja sportive.

Rashica është njëri prej futbollistëve më të mirë të Përfaqësueses së Kosovës.

Futbollisti vushtrrias është gjithmonë në qendër të vëmendjes.

-Advertisement-

Dhe, i tillë ishte edhe me fotografinë e fundit të postuar në rrjetet sociale.

Në fakt, ylli kosovar i ka prezantuar përmes Instastory këpucët e reja sportive me markën e njohur sportive, Nike.

Por, më e rëndësishmja është se në pjesën e prapme anash të këtyre këpucëve shihet flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Kosovës, ndërsa shkruan edhe ML11, respektivisht inicialet e emrit e mbiemrit dhe numri që e mban ai në fanellë.

Rashica shënoi gol ditë më parë për Werder Bremenit në fitoren ndaj Hannoverit.

Ai ishte i rëndësishëm edhe me Kosovën në Ligën e Kombeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera