Sport

Rashica optimist: Kosova po rritet

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 10 November 2017

Kosova mori vetëm një pikë në rrugëtimin e parë të saj në eliminatoret e një aktiviteti të rëndësishëm futbollistik, por për sulmuesin Rashica, paraqitja ishte e mirë.

“Sigurisht që pikët janë të rëndësishme, por kjo ishte hera e parë e Kosovës në eliminatore dhe lojërat qe kemi zhvilluar kanë qenë të mira. Na mungoi më shumë eksperienca, përballë dhe kundërshtarësh shumë të fortë. Mendoj se skuadra po rritet dhe rezultatet besoj se do të vijnë, ashtu siç shpresojmë dhe në ndeshjen me Letonië”, u shpreh sulmuesi i Vitesse në një intervistë dhënë për Supersport.

Rashica është aktivizuar në 10 takime për përfaqësuesen e Kosovës, që pas vendimit për t’u bërë pjesë e skuadrës, ndërsa më parë futbollisti i lindur në Vushtri është grumbulluar dhe nga kombëtarja e Shqipërisë.

-Advertisement-

Kosova luan më 13 nëntor përballë Letonisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera