Sport

Rashica: Mos na quani përfaqësuesja e Kosovës të gjithë na njohin si kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 20 March 2019

Milot Rashica njihet si një ndër lojtarët më të mirë të kombëtares së Kosovës në futboll.

Ai së fundi ishte i ftuar edhe në emisionin në emisionin Ich bin Albaner ku ka folur rreth shumë çështjeve si sportive ashtu edhe në jetën personale.

Ai duke folur rreth kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës ka pohuar se tashmë të gjithë na njohin si kombëtare dhe jo si përfaqësuese.

-Advertisement-

“Shumë prej Kosovës e kanë mërzi kur po thojnë kombëtarja e Kosovës, ata po thojnë na jemi përfaqësuese ndërsa ata janë kombëtare. Na mundemi me i thënë vetit edhe kombëtare edhe përfaqësuese, por vendet tjera na njohin si kombëtare, askush nuk thotë se do të luajmë kundër përfaqësueses së Kosovës”, u shpreh Rashica.

Dihet që Rashica ka luajtur më parë edhe për kombëtaren e Shqipërisë, dhe ai disa herë ka potencuar se nuk është penduar që është rikthyer tek kombëtarja e Kosovës, aty ku sipas tij i rreh zemra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera