Rashica: I kujtoj arritjet me një sy të qeshur e një të përlotur
Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 18 May 2019
Sezoni 2018/19 i Bundesligës mori fund sot. Njëri ndër lojtarët që e kapi vëmendjen e të gjithë gjatë këtij sezoni ishte pikërisht ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica.
Milot Rashica e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Instagram për ta komentuar këtë sezon të tij, në të cilën shkëlqeu veçanërisht në ndeshjet e zhvilluara gjatë vitit 2019, shkruan Gazeta Express.
“Ta mbyllësh sezonin me fitore është gjithmonë kënaqësi . Ishte një periudhë intensive dhe disa ndeshje të mrekullueshme. Megjithatë arritja deri në gjysmëfinale të Kupës dhe humbja e Evropës për vetëm një pikë më bën ta kujtoj këtë sezon me njërin sy të qeshur e me njërin të përlotur”, shkruan Rashica në llogarinë e tij në Instagram.
“Faleminderit të gjithë familjes #Werder për të gjithë mbështetjen e juaj të pabesueshme. Ju ishit të mrekullueshëm”.
Bremeni e përfundoi këtë sezon në pozitën e tetë të Bundesligës, me vetëm një pikë më pak sesa Eintracht Frankfurt, që do të luajë në kualifikime për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Rashica e ka kujtuar edhe arritjen me skuadrën e tij deri në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, DFB-Pokal. Megjithatë, në këtë fazë ata u mposhtën nga Bayern Munichu, i cili sot edhe u shpall kampion i Bundesligës.
Sot, Bremeni siguroi fitore me rezultat 2:1 kundër Leipzigut, në të cilën Rashica arriti ta shënojë golin e parë të ndeshjes, në minutën e 35-të, nga pika e penalltisë.
Ky ishte goli i nëntë i Rashicës për këtë sezon. Ai i ka asistuar edhe pesë gola të tjera. Kosovari i ka bërë gjithsej 26 paraqitje këtë sezon, prej të cilave në 19 ka qenë titullar.
Të tjera
-
Klinaku: Po dëshmohet vazhdimisht koordinimi i pushtetit me Listën Serbe dhe Radoiçiqin
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luft...
-
Rohde: Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj në CEFTA, jo nga UNMIK-u
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde përmes një postimi të bërë në platfo...
-
Ramadani: Kusari-Lila të tregoj se kush e nxiti që të negociojë me Radoiçiqin
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar pas audio-incizimit të...
-
Kusari-Lila reagon pas audio-incizimit me Radoiçiqin
Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kursari Lila, ka ...
-
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
Sot Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 223’të. Këto janë vendimet që...
-
Krasniqi për Kusari-Lilën: Ka pasur urdhër nga Albin Kurti, ajo të tregoj çfarë kërkesa ia ka plotësuar Radoiçiqit
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas audio-incizimeve të ...
-
Dyshohet për vjedhje, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij
Policia në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informative...
-
Molliqaj pas aksionit të PSD-së: Kjo nuk është qeverisje me integritet, shkon sipas interesave të një njeriu
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik sot në Merdare. Pa...
-
Ministrja gjermane flet për zhbllokimin e CEFTA-s
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock, ka thënë se shtetet e Ba...
-
Hapet konkursi për Drejtor të Qendrës së Studentëve dhe të Inspektoratit
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar ...
-
Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës sa më shpejt
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vazhdimisht kanë kërkuar nga Bashkimi Ev...
-
Nesër Bislimi takon emisarin Lajçak
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se nesër do të ketë një takim me...