Raportohet se Gjermania do t’ia dërgojë Ukrainës tanket Leopard
Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 24 January 2023
Gjermania ka vendosur t’ia dërgojë Ukrainës tanket Leopard 2, dhe do t’i lejojë edhe shtetet tjera, sikurse Polonia, të veprojnë njëjtë, ka raportuar revista gjermane, Spiegel, më 24 janar.
Tanket Leopard 2 janë të prodhuara në Gjermani dhe Berlini duhet të miratojë eksportimin e tyre.
Dy zyrtarë amerikanë i kanë thënë agjencisë së lajmeve, Reuters, më 24 janar, se Shtetet e Bashkuara duket se po ashtu do të heqin dorë nga qasja refuzuese dhe do të mund të dërgojnë tanket M1 Ambras në Ukrainë.
Pentagoni nuk i ka konfirmuar ende këto raportime.
Fillimisht Gjermania ka hezituar që të dërgojë tanket e veta në Kiev, apo edhe t’i lejojë shtetet tjera që kanë modelin Leopard që t’i eksportojnë ato, meqë ka qenë e shqetësuar se mund të përshkallëzohet konflikti me Rusinë.
Mirëpo, ky shtet është përballur me presion të vazhdueshëm nga Ukraina dhe disa vende të NATO-s që të lejojë eksportin e tankeve.
Spiegel ka raportuar se vendet tjera, shembull ato skandinave, synojnë të ndjekin hapin e Gjermanisë dhe t’i dërgojnë Kievit tanket Leopard.
Sipas saj, në periudhë afatgjatë, më shumë tanke të tilla mund të riparohen dhe të nisen për luftë.
Spiege ka cituar burimet qeveritare, mirëpo Qeveria gjermane nuk ka konfirmuar ende asgjë.
Ukraina ka muaj që kërkon tanke luftarake, për të luftuar forcat ruse që e kanë nisur luftën në këtë shtet.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, beson se rreth 300 tanke Leopard do të ndihmonin në mposhtjen e Rusisë.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Të tjera
-
DASH kritikon Kosovën për mbylljen e degëve të bankës serbe në veri
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare. Komisioni ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhet qeveria
Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës, raporton tev...
-
Pentagoni zotohet të vazhdojë transferimin e armëve në Ukrainë
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të hënën për të vazhduar transferi...
-
Balje: Ne si grup multietnik do e votonim shpërndarjen e Kuvendit
Deputetja Duda Balje ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votoj...
-
Dinarë, euro, dollarë e franga: Operacioni i Policisë së Kosovës në veri, që kaloi pa ndonjë incident të pretenduar nga Serbia
Autoritetet në Kosovë gjatë ditës së djeshjme kanë kryer një operacion polico...
-
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë sot...
-
Kjo zonë parashikohet që sot të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut
Më 21 maj bëhen 25 vite nga masakrimi i 13 qytetarëve të pafajshëm në fshatin...
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...