Lajme

Raportohet se Drejtori i CIA-s ka arritur në Beograd pas vizitës së djeshme në Sarajevë

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 21 August 2024

Drejtori i CIA-s, William Burns, raportohet të ketë arritur në Beograd, pas vizitës që zhvilloi dje në Sarajevë.

Siç raporton Danas duke u thirrur në burime të afërta me autoritetet serbe, Burns ka arritur në Serbi mbrëmë.

Në faqen zyrtare të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka ndonjë njoftim nëse ai do të takohet me Burns.

-Advertisement-

Burns në Sarajevë zhvilloi takime me kolegët nga komuniteti i inteligjencës, anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës (BeH), si dhe me ministrin e jashtëm të Bosnjës.

Një zyrtar i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara i tha REL, se arsyeja e vizitës së drejtorit të CIA-s në Sarajevë ishte, ndër të tjera, edhe retorika dhe veprimet shqetësuese separatiste të presidentit prorus të entitetit të Republikës Sëpska (RS), Millorad Dodik dhe Qeverisë së RS-së.

Burns është emëruar në pozitën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së nga Presidenti Joe Biden në janar të vitit 2021.

Burns është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan Joe Biden, pasi është edhe anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë. Më herët ai ka qenë ambasador në Rusi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera