Lajme

Raportohet për aksidente zinxhirore në autostradën kroate që çon në drejtim të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 23 December 2022

Mediat kroate kanë raportuar për disa aksidente zinxhirore në një pjesë të auostradës Zagreb -Lipovac, ndërkohë që për shkak të lëndimeve që kanë marrë personat e përfshirë janë dërguar autoambulancat.

Sipas, Jutarnji list Policia e Vukovarit dhe Sremit kanë njoftuar se trafiku në drejtim të pikëkalimit kufitar Bajakovo (Kroaci -Serbi), për shkak të këtyre aksisdenteve është duke u zhvilluar me vështirësi.

Po ashtu policia kraote u ka bërë thirrje shoferëve për durim dhe respektim të rregullave dhe urdhrave policer që i kanë siguruar vendet e aksidenteve dhe janë duke e kryer ekspertizat

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
-Advertisement-

Të tjera