Lajme

Raportohet në polici për dhunë në familje, policia i gjen prizrenasit një kallash në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 17 May 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme ka sekuestruar në shtëpinë e të 44 vjeçarit në Prizren një armë zjarri të cilën e mbante pa leje.

“Me datën 16.05.2023, rreth orës 17:40, në Stacionin Policor Prizren raportohet për rast “Dhune ne Familje”. Informatës se dhëne ne vendngjarje i përgjigjen njësite relevante policore nga te cilat ndermirën masat e duhura dhe identifikohen palët e përfshira ne rast”, thuhet në njoftim të policisë.

Sipas policisë, nga palët e përfshira në këtë rast është mësuar se i dyshuari i rastit I.B., 44 vjeçar është ne posedim të një arme zjarri te cilën e mban në shtëpinë e tije pa leje valide nga organet kompetente.

-Advertisement-

“Nga ana e hetueseve policor, ne shtëpinë e te dyshuarit është gjetur dhe me pas është sekuestruar ne cilësi te dëshmisë materiale; një arme zjarri model AK-47 dhe një karikator i kësejë arme”, thuhet në njoftim të policisë.

Sipas njoftimit, arma është sekuestruar dhe është iniciuar rasti si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve”.

“Me urdhër te Prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet ndërsa rasti procedohet i rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera