Raportimi i Infokusit – Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tre personave për rastin “Albkings”

Autori: Gazeta inFokus
09:42 | 27 January 2025
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj F.P., E.N., dhe E.S., lidhur me rastin e grupit “Albkings” në rrjetin social Telegram.
Prokurori i Shtetit, njofton se aktakuza në këtë rast u ngrit pas një pune të pandërprerë hetimore.
“Aktakuza është ngritur kundër të pandehurve F.P., E.N. dhe E.S. Kundër të pandehurve rëndojnë veprat penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve në bashkëkryerje” nga neni 277/H, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Ligjit Nr. 08/L-188 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe lidhur me nenet 31 dhe 77 të KPRK-së, “Shantazhi” nga neni 329, paragrafi 1 lidhur me nenin 77 i KPRK-së dhe “Shtrëngimi” nga neni 192, paragrafi 1 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se tre të akuzuarit kanë arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranim fajësie.
“Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokurori i Shtetit ka deponuar aktakuzën së bashku me marrëveshjet përkatëse për pranimin e fajësisë, të cilat janë arritur ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe të pandehurve”, njofton Prokuroria.
Gazeta Infokus kishte raportuar për këtë grup vitin e kaluar, konkretisht në muajin janar, një grup në Telegram që përhapte fotografi e të dhëna personale në disa raste fotografi të bëra edhe me inteligjencë artificiale për të denigruar kryesisht vajza të reja, derisa në bashkëpunim me policinë e Kosovës për shkak se rasti ishte i ndjeshëm dhe nën hetime nuk kishte publikuar detaje.
Kujtojmë se ish-administratori i “Albkings”, Edin Nevzadi ishte arrestuar më 17 prill 2024, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje të identitetit dhe kredencialeve”. Ai u lirua nga paraburgimi në tetor 2024.
Në Dosjen e Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, thuhej se ekziston dyshimi i bazuar se në vazhdimësi nga muaji nëntor i vitit 2023 e deri më 12 shkurt 2024 në Obiliq dhe qytete të tjera të ndryshme të Kosovës, në cilësi të njërit nga administratorët e grupit “Albkings” në aplikacionin Telegram e duke vepruar në bashkëkryerje me personat NN ende të paidentifikuar, Nevzadi ka ofruar dhe shpërndarë tek personat e tretë pa autorizim fotografi dhe video-intime të të dëmtuarës AA., dhe numrin e telefonit të të dëmtuarës BB, kinse e njëjta ofron shërbime seksuale.

Të tjera
-
Kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, shkak shënimi i Vidovdanit
Serbët janë mbledhur në Gazimestan, në periferi të Prishtinës për të fes...
-
Aksident në Kopiliq të Skenderajt, raportohet për nëntë persona të lënduar – ndër ta edhe një fëmijë
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në Kopiliq të Poshtëm të Sken...
-
PDK flet para takimit me Kurtin – ja çfarë do të diskutohet
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot nga ora 16:00 do të presë në takim ...
-
Policia “blindon” Graçanicën për shkak të Vidovdanit – s’lejohet kalimi i veturave nëpër qendër – e pranishme edhe Njësia Speciale
Që nga mëngjesi, në oborrin e manastirit të Graçanicës janë mbledhur dhjetëra...
-
Votimi “tinëzar”, Gruda citon Gjykatën: Kryesuesi i seancës s’ka autorizim me ndërru rendin e ditës
Deputeti i betuar i PDK-së, Përparim Gruda në një konferencë të thirrur për m...
-
PDK sqaron Aktgjykimin e Kushtetueses: Partia e parë s’ka të drejtë të bllokojë procesin
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, rreth sqarimit ...
-
Arrestohet një serb në festën e Vidovdanit, nuk iu bind urdhërave të Policisë
Është arrestuar një serb në Gazimestan. A nuk i është binur urdhërave të P...
-
Serbët nisin kremtimet e Vidovdanit
Grupe serbësh janë drejtuar për në Graçanicë për të nisur festimet e atij që ...
-
‘‘Kosova mbetet ndër vendet më të ndotura në Ballkan’’ – Kur ajri kushton…
Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë kufijtë e lejuar të ndotjes ...
-
“The Telegraph”, rendit bregdetin shqiptar në 10-shen më të mirë në Europë
Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqipta...
-
Situata e zja*rreve në Shqipëri – këto zona konsiderohen me nivel rreziku të lartë
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve t...
-
Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 28 qershor ka filluar periud...