Lajme

Raportimet për gjuajtje me armë në Veri, Policia e Kosovës del me njoftim

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 25 December 2022

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nuk ka pasur sulm ndaj Policisë në Zubin Potok, të dielën.

Mediat e afërta me pushtetin e Serbisë kanë raportuar se “ka pasur përleshje mes Policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë”.

“Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale, ju informojmë se”.

-Advertisement-

“Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askuj”, thuhet në njoftim.

Edhe presidenca ka mohuar që ka pasur përleshje në Veri, duke thënë se Serbia po dëshiron konfrontim ushtarak dhe këtë po e bën përmes propagandës mediatike. /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera