Lajme

Raportimet për arrestimin e kryeshefit, nga KRU “Gjakova” thonë se është në pushim vjetor

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 01 March 2024

Mediat në Kosovë po raportojnë se është arrestuar kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Hasan Krasniqi në Bullgari, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar ndaj tij nga Policia italiane për dyshimet për trafikimin me qenie njerëzore.

Siç raportojnë mediat vendore, arrestimi i Krasniqit ka ndodhur qysh më 19 shkurt 2024. Siç raporton Reporteri ai u kap nga autoritetet bullgare me t’u futur në Bullgari, derisa me familje po udhëtonte për pushime.

Sipas këtij mediumi, atij, një gjykatë e qarkut bullgare i ka caktuar masën e paraburgimit, deri në vendosjen rreth kërkesës së autoriteteve italiane për ekstradimin e tij në Itali.

-Advertisement-

Dyshimet janë se Krasniqi, që ka në pronësi edhe një kompani transporti udhëtarësh me autobus, dyshohet se ka kontrabanduar njerëz me dokumente të falsifikuara përmes saj.

Ndërkaq, Telegrafi kontaktoi zyrtarë të KRU “Gjakova”, të cilët thanë se Hasani është në pushim vjetor.

“Kryeshefi është në pushim vjetor”, thanë shkurt nga “KRU Gjakova”.

Hasan Krasniqi ka qenë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Gjakovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera