Lajme

Raporti i KLSH: 590 milion euro dëm nga administrata në 6 muaj

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 29 July 2017

Fushata aktuale e iniciuar nga ana e kryeministrit Edi Rama për dëgjimin e problematikës lidhur me nëpunësit e shtetit duket se nuk ka thjesht vlera populiste. Administrata publike në të gjithë rrjetin kapilar të shtetit, në qendër e në bazë, vazhdon të shfaqë mangësi të theksuara në performancë, por edhe vijon të kryejë shkelje të natyrës financiare, që vlerësohen me një dëm në masën 590 milionë euro.

Kjo shifër gjigande është konstatuar nga raportet e auditimeve, të kryera vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit nga grupet audituese të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas raportit të tremujorit të dytë të veprimtarisë së këtij institucioni, të publikuar këto ditë, janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 1.9 miliardë lekë, afërsisht 14.4 milionë euro.

Po kështu, janë zbuluar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 76.4 miliardë lekë të reja, afërsisht 576 milionë euro, nga e cila: 564 milionë euro në fushën e të ardhurave dhe 11.5 milionë euro në fushën e shpenzimeve.
Sipas natyrës së abuzimit dhe institucionit publik që i ka kryer, KLSH ka pasqyruar hollësisht raste konkrete të shoqëruara me vlerën e dëmit ndaj arkës së shtetit.

-Advertisement-

Në Tatime e Dogana rezulton një dëm ekonomik prej afro 1.1 miliardë lekësh të reja. Parregullsi dhe shkelje të natyrës financiare vihen re që nga ministritë, agjencitë, drejtoritë e deri te pushteti vendor

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera