Lajme

Raporti i fundit i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 08 October 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 362 persona nga ky virus.

“Nga 2.370 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 362 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.033.

Në total numri i rasteve aktive është 1.335”, bëhet e ditur në njoftim. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera