Lajme

Raportet financiare të partive politike për vitin 2022: VV me të hyra financiare mbi 2 milionë në vit, më të larta se të tri partive opozitare së bashku

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 14 April 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2022.

KQZ njofton se këto raporte të paaudituara mund të pësojnë ndryshime gjatë procesit.

Sipas këtyre raporteve, Partia në pushtet Vetëvendosje, gjatë vitit të kaluar ka pasur të hyra gjithsej 2 milionë e 53 mijë e 868 euro, ndërkohë që ka shpenzuar 1 milion e 308 mijë e 147 euro.

-Advertisement-

Këto të hyra janë nga arka e shtetit dhe donacionet.

Partia Demokratike e Kosovës, gjatë vitit 2022 ka pasur 673 mijë e 710 euro të hyra, ndërkohë që ka shpenzuar 612 mijë e 638 euro.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë vitit të kaluar ka pasur të hyra gjithsej 526 mijë e 200 euro, derisa shpenzuar 428 mijë e 524 euro, shkruan Reporteri.

Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë vitit 2022 ka pasur 279 mijë e 700 euro të hyra, ndërsa ka shpenzuar 219 mijë e 370 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera