Lajme

“Rana e Hedhun” me rrugë të re

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 08 July 2017

Udhëtimi drejt zonës turistike të Ranës së Hedhun në Shëngjin nuk do të jetë më problem për vizitorët dhe turistët.

Segmenti prej 3.4 km tashmë do të përshkohet vetëm në pak minuta. Kalldrëmi është zëvendësuar me asfalt dhe investimi është kryer nga biznesi i zonës që priti pa marrë përgjigje prej vitesh, që kjo rrugë të bëhej.

Ndryshimi është ndjerë menjëherë nga ata që udhëtojnë drejt Ranës së Hedhun. Për ta, rruga ishte lehtësisht e kalueshme, pa pluhur dhe argëtuese.

-Advertisement-

Përmirësimi i lëvizjes drejt Ranës së Hedhun pritet të rrisë ndjeshëm numrin e vizitorëve që frekuentojnë këtë plazh

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera