Lajme

“Ramushi lidhje s’ka me muzikë, veç bërtet”: Deputeti i PDK-së ia kris këngës në studio

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 04 November 2022

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Hisen Berisha, ka qenë i ftuar të premten në emisionin e mëngjesit në T7.

Ai gjatë rubrikës “Rikthim në kohë”, që është në kuadër të “#Gjesi” ka treguar se dëgjon shumë muzikë, dhe se kënga është ajo që e ka përcjell çdo kund.

Duke udhëtuar mbrapa në kohë përmes muzikës, Berisha tha se ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk dinë të këndoj.

-Advertisement-

“Ramushi lidhje s’ka me muzikë veç bërtet, më mirë këndoj unë”, tha Berisha.

Por për të treguar se a ka zë për muzikë, Berisha pa hezitim ja krisi këngës.

Se si këndon ai, e kuptoni duke klikuar në video.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera