Lajme

Ramush Haradinaj vaksinohet me dozën e tretë, ka një kërkesë për qeverinë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 26 January 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është vaksinuar me dozën e tretë kundër koronavirusit, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ku i ka ftuar qytetarët të vaksinohen.

Tutje i pari i AAK-së i ka bërë thirrje qeverisë Kurti që ti hekë masat ndëshkuese ndaj qytetarëve.

-Advertisement-

“Vaksina mbetet mbrojtja kryesore nga pandemia që e ka përfshirë globin. Unë sot e mora dozën e tretë përforcuese dhe ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të vaksinohen. Krejt format e tjera kushtëzuese e ndëshkuese ndaj qytetarëve dhe bizneseve, siç janë ora policore, mbyllja e gastronomisë dhe masat e tjera shtrënguese, janë të paefektshme dhe i kërkoj qeverisë që t’i heq ato”, ka shkruar Haradinaj në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera